ITALI

Etna ka nisur aktivitetin e saj shpërthyes në kraterin Jug-lindor dhe në krahun veri-lindor të kraterit të ri Jug-lindor.

Pamjet spektakolare tregojnë momente nga shpërthimi i vullkanit më të lartë të Europës. Llava e kuqe ka vërshuar nga Etna, rreth orës 3 të mëngjesit, duke krijuar një pamje mahnitëse si në videon që shihni.

’Jemi në një fazë të re të shpërthimit të Etnas- ka shpjeguar drejtori i Ingv të Catanias, Eugenio Privitera – që mund të mbarojë shpejt ose mund të zgjasë me muaj.

Fenomenet janë të kufizuara vetëm në zonën e vullkanit dhe nuk paraqesin rrezik për qendrat e banuara dhe njerëzit, por duhet të kontrollojmë dhe të kemi kujdes me turistët për sigurinë e tyre’.

(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb