ITALI

Pas hetimeve që zgjatën dy vite, gjatë ditës së djeshme u bë e mundur arrestimi i 90 personave, të cilët rezultojnë të jenë pjesë e mafias famëkeqe “Ndragheta”.

Por prokurori Kombëtar i mafias italiane, Federico Cafiero de Raho ka dhënë detaje të reja, të cilat implikojnë edhe shtetas shqiptarë në grupin e trafikut të drogës.

Duke iu përgjigjur interesit të medias italiane, prokurori shprehet se ky grup ka përdorur porte të rëndësishme për të kaluar sasi të madhe kokainës nga Amerika Jugore  drejt Evropës, raporton “BalkanWeb”.

Disa nga pikat strategjike që përdorte grupi mafioz “Ndragheta” siç shprehet De Raho ishin; Porti Antëerp në Belgjikë, Rotterdami, Genoa, Livorno, Napoli dhe Salerno”. Substanca narkotike, që vjen nga portet e Evropës Veriore, u dërgua në Milano, por edhe në Emilia-Romagna dhe në  Kalabri.

Operacioni
Operacioni

Gjithashtu raportohet se marrëdhënia e shqiptarëve me një grup kriminal nga Turqia ka qenë shumë intensiv në trafikun e drogës, të cilët kanë bashkëpunuar edhe me pjesëtarët e grupit famëkeq “Ndragheta”.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb