ITALI – Dhuna brenda familjeve shqiptare është një fenomen që nuk ndodh vetëm brenda vendit tonë, por edhe jashtë. Një 31-vjeçar është arrestuar në Itali për shkak të dhunës së shkaktuar në familje. Një natë përpara Vitit të Ri, shqiptari, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, ka dhunuar fizikisht bashkëshorten e tij shtatzënë, shqiptare po ashtu shkruan PadovaOggi.

Ngjarja ndodhi rreth orës 3 të natës në banesën e tyre në zonën Carmignano di Brenta në qytetin e Padovas. Në momentin që shqiptari rrihte gruan e tij 27-vjeçare, ajo mbante në krahë fëmijën e parë të tyre, që kishte lindur vetëm para pak muajsh. Pasi e rrahu për një kohë të gjatë brutalisht, 27-vjeçarja nuk mundi më ta mbante beben e saj në dorë duke u rrëzuar.

E menjëhershme ka qenë ndërhyrja e karabinierëve që u lajmëruan nga fqinjët. 27-vjeçarja u dërgua në spitalin Cittadella për mjekimin e disa plagëve. Edhe fëmija i vogël qëndroi në repartin e pediatrisë për mjekim.

 (e.f/ BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb