ITALI- Një 21-vjeçar shqiptar, Fatjon Leka, është vënë në pranga nga policia italiane mbrëmjen e sotme, pasi i janë gjetur në banesë 5 kilogramë marijuanë dhe 30 gramë kokainë. Policia kishte nisur prej disa ditësh monitorimin e tij, pasi banorët e lagjes ku banonte 21-vjeçari në zonën “Quinzio”, kanë raportuar lëvizje të dyshimta të tij.

Policia pa një 29-vjeçar nga Reggio Emilia, teksa blinte drogë nga shqiptari, dhe pas kësaj ndërhynë menjëherë duke bërë të mundur arrestimin e tyre.

Pasi shoqëruan në komisariat të riun shqiptar, i cili ndodhet në Itali me një vizë turistike, policia ushtroi kontroll në banesën ku ai qëndronte, ku edhe gjetën dhe sekuestruar sasinë e lëndës narkotike.

Llogaritet që vlera e drogës në treg të arrite në rreth 50 mijë euro. 21-vjeçari e kishte fshehur drogën në një dollap në dhomën e gjumit, ku u gjetën edhe 700 euro, dhe një aparat celular iphonë, i cili rezultoi të jetë i vjedhur.

Por teksa ndodhej një qelitë e paraburgimit, i riu shqiptar ka reaguar ndaj ndalimit të i është bërë, duke shkruar fjalë fyese në mure kundër policisë ne shenje hakmarrjeje dhe per kete mesohet te kete përdorur zinxhirin e xhaketës.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: