ITALI

Një shqiptar, i cili u kap me drogë është arrestuar gjatë ditës së sotme në Itali. Pas një aksioni rutinë, autoritetet ndaluan shqiptarin që po udhëtonte me një makinë luksoze dhe pas kontrolleve atij iu gjet një sasi kokaine e futur në paketën e cigareve.

Në pranga përfundoi një  50-vjeçar shqiptar që jetonte në Bastia, por veprimtari e tij nuk ishte e panjohur më parë nga policia. Prej kohësh policia e kishte skeduar atë si person me rrezikshmëri dhe që ishte përdorues droge.

Sh
Sh

Pas kontrolleve në makinë, policia shkoi edhe në shtëpinë e tij ku gjeti një peshore elektronike si dhe 3450 euro. Gjithashtu pjesë e sekuestrimit ishte edhe makina luksoze me të cilën lëvizte shqiptari, tashmë i arrestuar.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb