Për të tjerët është një vepër e artit modern, por për shumicën, statuja e sirenës që zbukuron sheshin kryesor në një fshat peshkatarësh në Pulia, në jug të Italisë, ka shkaktuar furtunë reagimesh, pasi konsiderohet si “shumë provokuese”. Megjithatë imazhi i saj të kujton zonjën Kardashian…

Siç raportohet nga gazeta Guardian, drejtori i Shkollës së Arteve të Bukura Luigi Ross ishte i shpejtë për të thënë se ai vlerësonte “përkushtimin e studentëve ndaj shumicës dërrmuese të grave me forma”.

Ndërkohë, rrjetet sociale kanë marrë flakë, duke u fokusuar tek të pasmet voluminoze të sirenës dhe “sutjenat false”.

Statuja, e cila u krijua nga studentët e Shkollës së Arteve të Bukura, u “bombardua” me komente kritike pasi fotot e saj u postuan në rrjetet sociale.

“Dy gjokse silikoni dhe, më e rëndësishmja, të pasme të mëdha që nuk i kam parë kurrë më parë në një sirenë. Të paktën jo për asnjë që njoh”, ka shkruar me ironi në Facebook aktorja italiane Tiziana Schiavarelli, duke iu referuar komenteve të të njohurve dhe miqve të saj.

  • foto galeri
  • foto galeri

Sipas botimit britanik, hapja zyrtare e veprës artistike nuk është bërë ende në Pulia. Aktorja Tistiana Schiavarelli nga Bari ka shkruar në Facebook se një mik i saj në qytetin italian “me të drejtë ka shprehur hutimin e tij për ‘monumentin’”. Megjithatë, ajo theksoi se nuk ka asnjë problem me studentët apo këshillin vendor, i cili autorizoi projektin. “Unë po argëtohem shumë me këtë gjë … kush e di nëse sirena me lakim do të bëhet një atraksion i mëtejshëm për turistët,” shtoi ajo.

Nga ana e tij, Adolfo Marciano, drejtor i shkollës ‘Luigi Rosso’, mbrojti statujën. Marciano përmendi se kryetari i bashkisë së Monopoli ishte ai që i porositi studentët të krijonin statuja të ndryshme për qytetin, duke përfshirë një me temë deti. Ai shtoi gjithashtu se nuk dëshiron të jetë gjyqtar i frymëzimit të studentëve, por e konsideron veprën si “përfaqësim të realitetit, në këtë rast, të trupit të femrës”. “Ju shihni reklama në televizor me modele veçanërisht të dobëta, por sirena është simbol për shumicën e grave që janë me forma, veçanërisht tek ne. Do të ishte vërtet turp nëse do të kishim përfaqësuar një grua shumë të dobët.”

Pepe, një nga banorët e qytetit të Monopoli, tha se skulptura kishte ndezur debat të nxehtë ditët e fundit, me disa që e kritikuan atë si “shumë provokuese”.

Gazeta “Guardian” u kujton lexuesve se statujat e femrave të vendosura në zona të tjera të Italisë kanë shkaktuar reagime të ngjashme. Në vitin 2021, një statujë bronzi që përshkruan një grua me një fustan transparent në një qytet në Campania ndezi një polemikë seksiste. Ishte vepër e skulptorit Emanuele Stefano, i cili, siç pohoi ai vetë, ishte një homazh për “La Spigolatrice di Sapri” (Mbledhësi i Sapri), shkruar nga poeti Luigi Mercandini në 1857.

Statuja u konsiderua më pas si një “fyerje për gratë” dhe u zbulua gjatë një inaugurimi ku mori pjesë edhe ish-kryeministri i vendit, Giuseppe Conte.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb