ITALI

Dy shqiptarë janë arrestuar gjatë ditës së sotme në Itali për veprën penale të vjedhjes. Siç raportojnë mediat lokale, pikasja dhe arrestimi i tyre është kryer pasi ata në bashkëpunim kishin marrë një apartament me qira dhe nga aty “projektonin” aksione vjedhjesh, raporton “BalkanWeb”.

Shqiptarët e arrestuar janë Refael Bibaj, 27 vjeç dhe Alfred Lleshi, 24 vjeç.

Ata po lëviznin me një makinë të vjedhur, ndërsa në kohën kur policia ka kërkuar ndalimin e tyre, të rinjtë kanë tentuar të largohen në këmbë. Njëri prej tyre u ndalua në vend, ndërsa tjetri pas ndjekjes së policisë.

(n.m/ BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb