Një tërmet me magnitudë 4.8 goditi Siçilinë në oren 3:18 të mengjesit te sotëm, në pjesën përreth vullkanit më aktiv të Europës, Etna. Mediat italiane shkruajnë për 28 persona që kanë pësuar lëndime të ndryshme dhe gjendje shoku.

Disa ndërtesa u dëmtuan pas lëkundjes së fundit që kur Etna shpërtheu të hënën.

Hiri vullkanik kishte mbuluar më herët fshatrat pranë saj dhe fluturimet nga aeroporti i Katanias u ndaluan përkohësisht.

Banorët e zonave përreth u këshilluan të largohen prej andej sa më shpejt. Mediat italiane thonë se njerëzit në zonë u përfshinë nga paniku, e disa prej tyre kanë dalë me vrap nëpër rrugë.

https://www.youtube.com/watch?v=xt6vhKUxUr0

Ministrja e Mbrojtjes Elisabetta Trenta ka shprehur në një postim në Twitter solidaritetin e saj me sicilianet për tërmetin në Catania. “Gati të ndihmojmë e të mbështesim popullsinë në këtë moment emergjence”, shkroi ajo.

28 persona kanë marrë mjekim në spitale për shkak të tërmetit. Dhjetë persona janë dërguar me ambulanca në spital, ndërsa 18 janë paraqitur vetë. Pjesa më e madhe e tyre kanë lëndime të lehtë, disa janë paraqitur në gjendje shoku ose të kapur nga gjendje ankthi.

Ndërkohë është pezulluar për më shumë se 5 orë lëvizja hekurudhore në linjat Messina-Siracusa dhe Catania-Palermo.
Është aktivizuar protokolli i sigurisë në rast të ndonjë tjetër lëkundjeje. Tre trenë rajonalë janë zëvendësuar me autobusë dhe dy ndërqytetas kanë lëvizur me 30 minuta vonesë.

Për shkak të tërmetit “Facebook” aktivizoi kontrollin e sigurisë, shërbimin që i lejon përdoruesit në rrezik të raportojnë statusin e tyre ose që, fatmirësisht, gjithçka është në rregull. Nëse jeni të sigurt, zgjidhni vetëm opsionin “Unë jam i sigurt” dhe statusi do të përditësohet me një njoftim: në këtë mënyrë miqtë dhe të afërmit do të dinë në kohë reale se jeni të sigurt. Nëse keni miq në zonë dhe mjeti është aktivizuar, do të njoftoheni për të gjithë ata që janë shënuar si të sigurt.

Në Fleri u shemb një ndërtesë: dy persona të plagosur u nxorën nga rrënojat. Në zjarrfikëse dhe ambulanca në vend. Rruga është mbyllur. Gjithashtu në Fleri, janë regjistruar edhe shembje të tjera dhe ka njerëz të bllokuar nëpër shtëpi. Në rrugë, llambat e thyera dhe rrjedhje gazi. “Jemi gjallë nga një mrekulli”, tregon një familje prej 4 anëtarësh, nëna, babait dhe dy fëmijë të mitur, pasi muret e shtëpisë së tyre janë shkatërruar.

(da.xha/BalkanWeb)

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb