ITALI

Shqiptari, Andi Arapi, është kapur në tragetin e Barit teksa ishte arratisur nga burgu. Ai akuzohet së bashku me tre persona të tjerë si i përfshirë në tentativë për vrasjen e djalit të moderatores italiane, Simona Ventura, Niccolo Bettarini.

Drejtësia italiane dënoi shqiptarin me 5 vite burg, po ky i fundit u arratis nga burgu dhe në përpjekje për ta ardhur në Shqipëri u prangos në traget.

B
B

Mes katër të dënuarve, dy ishin shqiptarë ndërsa i riu italian i plagosur u dëmshpërblye me vlerën  200 mijë  euro. Kjo ngjarje shkaktoi reagime të shumta në Itali.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: