FIESOLE – Vaji i ullirit, dhuratë e Perëndive për Mesdheun që garanton shkencën, zgjat jetën, do të rrallohet këtë vit.

Korrjet shumë të këqija të ullinjve këtë vit në Itali, si edhe në një pjesë të madhe të jugut të Evropës, kërcënojnë jo vetëm vazhdimsinë e disa fermave, por gjithashtu ul mundësinë e gjetjes së tij me një çmim të mirë.

Çmimet e vajit të ullirit po shpërthejnë, dhe konsumatorët në të gjithë botën me siguri do të paguajnë më shumë për këtë produkt në bazë të ushqimit mesdhetar, vlerat e të cilit mburen si nga “llupsat” edhe nga dietologët.

Në Itali, Toskana dhe Obria, kodrat e të cilave prodhojnë prej shekujsh një vaj ekstra të virgjër me aroma delikate, janë prekur në veçanti nga pasojat e motit shumë të keq që dominoi këtë verë.

Në Spanjë, nga ku doli gjysma e vajit të ullirit të prodhuar në botë, është një kombinim i thatësirës me disa baktere që rrezikon ta përgjysmojë prodhimin këtë vit.

Në jug të Italis, është një tjetër lloj bakteri i ardhur nga Amerika Jugut që po shkatëron ullinjtë.

 

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb