Zjarrfikësit italianë shpëtuan 25 persona të bllokuar në makinat e tyre pranë kufirit të vendit me Francën, ndërsa shiu i madh dhe përmbytjet shkaktuan dy të vdekur dhe shumë të tjerë të zhdukur, sipas Euronews.

Një stuhi që goditi Francën Juglindore dhe më pas u zhvendos në Italinë Veriore shkatërroi urat, bllokoi rrugët dhe izoloi komunitetet. Rajoni i Piemontes në Itali u prek nga shira që nuk ishin parë që nga viti 1958 dhe ndërsa zonat e Francës pësuan ndërprerje të energjisë.

Një ekip italian i shpëtimit përdori një helikopter për të shpëtuar të bllokuarit pranë qytetit francez të Vievola, i cili përfshinte një gra dhe dy nipërit e saj. Tetë persona të tjerë u shpëtuan pasi ata u ngjitën nga qafa e malit në një tunel i cili u arrit duke përdorur një buldozer.

“Njëzet e dy persona të shpallur të zhdukur nga Italia pas stuhive që goditën veriperëndimin e vendit u gjetën pranë Col de Tende, në Francë dhe ishin evakuar me helikopter”, njoftoi Mbrojtja civile italiane.

“21 të zhdukur u gjetën në Vievola dhe kanë filluar të evakuohen me helikopter drejt Limone, në Itali”, theksoi Mara Anastasia, zëdhënëse e Mbrotjes Civile.

Bilanci i struhive në Itali është tashmë një i zhdukur dhe dy të vdekur, një zjarrfikës 53 vjeç, i cili humbi jetën gjatë ndërhyrjes në Val d’Aoste dhe një person tjetër 36 vjeç, makina e të cilit ra në lumin Sesia, në Piemont.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: