Rajoni i Raguzës në Itali, u trondit ditën e djeshme nga vrasja makabre e 37-vjeçares shqiptare Brunilda Halla përpara shkollës së djalit të saj.

Autori 28-vjeçar i kësaj ngjarje u arrestua ditën e sotme dhe rrëfeu se sulmi vdekjeprurës me thikë ndaj nënës së dy fëmijëve ishte momental dhe i pajustifikuar.

Ndërkohë media italiane ka publikuar edhe imazhe nga momenti, kur vrasësi i 37-vjeçares kryen krimin e rëndë dhe largohet me thikën e përgjakur në rrugicat e qytetit.

Ragusa3 Mgthumb Interna
Ragusa3 Mgthumb Interna

“Tre imazhe tronditëse. Ai që i afrohet dhe më pas, pasi e ka goditur me thikë, ia mbath. Falë këtyre fotove, 28-vjeçari i dyshuar si autori i vrasjes së Brunilda Halla, 37-vjeçares me origjinë shqiptare, u identifikua dhe u rrëfye në kazermën e Vittoria”, shkruan Corriere Della Sera.

Karabinierët e Raguzës kanë shfrytëzuar pamjet e kamerave të survejimit publik dhe privat, të marra në më pak se 3 orë nga ngjarja dhe në bashkëpunim me shumë banorë në të njëjtën lagje me viktimën kanë bërë të mundur ndalimin e autorit.

Ragusa1 Mgthumb Interna
Ragusa1 Mgthumb Interna
28-vjeçari, i ndihmuar nga avokati i tij, bëri një rikonstruksion të plotë të asaj që ishte arritur, duke lejuar karabinierët të gjenin thikën e përdorur, të cilën e kishte hedhur menjëherë pas vrasjes, dhe një këmishë që kishte veshur kur kreu slumin.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb