Sekretari amerikan i Shtetit, Anthony Blinken vuri në dukje se janë në pritje të bashkëpunimit me qeverinë e re italiane. Në një reagim në rrjete sociale pasi ekstremi i djathtë fitoi zgjedhjet, ai vuri në dukje se inkurajon respektimin e të drejtave të njeriut.

“Ne presim të punojmë me qeverinë italiane për qëllimet tona të përbashkëta: mbështetjen e një Ukrainë të lirë dhe të pavarur, respektimin e të drejtave të njeriut dhe ndërtimin e një të ardhmeje të qëndrueshme ekonomike ”, tha Blinken duke shtuar: “Italia është një aleat jetik, me një demokraci të  fortë dhe një partner i vlefshëm”.

Itali

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb