Italia nuk ia doli dot të kualifikohej për në Kupën e Botës dhe do shijojë kompeticionin e madh nëpërmjet televizionit. Portieri legjendar i italianëve, Gianluiggi Buffon ka habitur të gjithë me preferencën e tij të dytë, ku është shprehur se në Botërorin e Katarit do bëjë tifo për Cameroon.

“Mbështetja ime për Kamerunin? Ka qenë gjithmonë ekipi im i dytë. Në vitin 1990 mbështetja ime ishte totale për atë përfaqësuese, me lojtarë si N’Kono, Milla, Oman-Biyik, të cilët për mua ishin heronj. Mund ta përsërisja përmendsh skuadrën e Kamerunit të vitit 1990″ – Tha ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: