Qeveria italiane do të miratojë një dekret për furnizimin e Ukrainës me raketa Aspide javën e ardhshme.

Paketa e re e armëve, e cila do t’i paraqitet një komisioni të posaçëm parlamentar për sigurinë (Copasir) dhe është e klasifikuar, do të përfshijë raketat e drejtuara Aspide.

Në publikim thuhet gjithashtu se deri në fund të shkurtit do të miratohet një dekret i posaçëm në lidhje me dorëzimin e sistemit të shtrenjtë raketor kundërajror SAMP-T (SAM), i cili nuk do të përfshihet në paketën e gjashtë.

Për shkak të kostos së lartë të raketave, po shqyrtohet mundësia e kombinimit të sistemeve italiane me Patriotin amerikan, furnizimi i të cilit tashmë është paralajmëruar. Po punohet edhe për skenarin e zëvendësimit të Patriot me SAMP-T. Megjithatë, duke qenë se ky sistem zhvillohet bashkërisht nga Italia dhe Franca, vendimi do të merret bashkë me Parisin.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb