Italia nuk merr pjesë për të dytën herë radhazi në Botëror. Në të dy herët axurrët nuk arritën të kualifikoheshin nëpërmjet play-off. Trajneri Roberto Mancini, në një intervistë të gjatë me Corriere della Sera, është treguar konkret për Italinë e tij, por duke pohuar se e meritontë të ishte në Katar 2022, duke bërë edhe disa propozime:

“Unë kurrë nuk kam besuar te Botërori duke përjashtuar Ekuadorin apo së fundmi Iranin. Mendoj dhe propozoj që kushdo që fiton Kampionatin Evropian, duhet të pranohet menjëherë në Botërorin e ardhshëm. Jo vetëm kampionët e Europës, por të të gjithë kontinenteve.

E them këtë në interes të futbollit dhe të vetë Kupës së Botës. Gjithashtu edhe kombëtarja që ka fituar edicionin e mëparshëm të jetë e sigurt në finalet e Botërorit. Më parë ishte kështu, tani nuk është më. Futbolli nuk merr gjithmonë vendimet e duhura për veten e tij” – u shpreh Mancini.

Pavarësisht dëshpërimit që Italia nuk është në Kupën e Botës, Mancini nuk dëshiron të largohet nga kombëtarja, me të cilën është i lidhur deri në vitin 2026, viti i Kupës së Botës në Kanada, SHBA dhe Meksikë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb