Itali-Spanjë shihet si një klasike e futbollit evropian, me dy ekipet që janë përballur ndërmjet tyre më shumë se çdo kush tjetër. Ky është evropiani i katërt radhazi që përballen në fazën me eliminim direk, kjo është një mundësi e mirë për Italinë për tu hakmarrë për atë humbje të rëndë 4-0 në finalen e ‘Euro2012”.

Në çdo rast kur këto dy ekipe përballën ndërmjet tyre nuk evitohet dot imazhi i Luis Enrique në “USA94” ku Tassotti i theu hundën. Për teknikun spanjoll ajo është një histori e mbyllur prej kohësh:

16253118991470
16253118991470

“Ai moment bën pjesë në historinë time sportive. Kam pasur fatin ta takoj Tassottin, është një njeri i mirë dhe nuk kam asnjë ndjesi për t’u hakmarrë, është histori e mbyllur”, theksoi Luis Enrique duke u ndalur më pas tek Italia:

“Tani ndeshjet bëhen gjithnjë e më të vështira pasi do të përballemi me një Itali argëtuese që luan një futboll të bukur në sulm edhe në mbrojtje. Është një skuadër shumë e vështirë, do të jetë një ndeshje shumë argëtuese dhe intensive, me dy skuadra që mendojnë për të luajtur futboll”, u shpreh Luis Enrique në një intervistë për “Sky Sport”.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb