Trajneri i Interit Antonio Konte u ka bërë një mesazh të gjithë bashkëkombësve të vet duke i këshilluar të qendrojnë në shtëpi për shkak të koronavirusit COVID-19.

Përmes një videomesazhi, trajneri i klubit zikaltër shprehet: “Ju lutem qendroni në shtëpi dhe respektoni rregullat. Kjo është e vetja mënyrë për t’u përballur me këtë emergjencë. Është moment i vështirë por nëse qëndrojmë së bashku, ne do t’ia dalim. MOS U DORËZONI”.

Ky mesazh vjen pasi Itali është shteti i dytë në botë i goditur nga koronavirusi pas Kinës me mbi 1400 viktima dhe 21 mijë të prekur.

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb