Nga Veriu në Jug, Italia është duke u përballur me katastrofa natyrore. Jugu i vendit fqinj, është përfshirë nga zjarre të shumta ditën e fundit, me Sardenjën si epiqendrën e vatrave.

Nga krahu tjetër, në Veri, në rajonin e Comas, përmbytjet kanë qenë të shumta, e jo në pak raste është nevojitur ndërhyrja e autoriteteve për të evakuuar nga shtëpitë njerëzit, të bllokuar nga niveli i lartë i ujit.

Në Como, erërat e forta dhe shirat kanë shkaktuar shumë dëme material, me makina të dëmtuara dhe pemë të

Dëmet materiale raportohet se kapin vlerën e miliona eurove, e në Sardenja zjarret u kanë shkaktuar probleme të mëdha autoriteteve, pasi që mbi 20.000 hektarë janë shkatërruar plotësisht dhe mbi 900 banorët janë evakuuar, shkruajnë mediat.

  • foto galeri
  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb