20 muaj pas finales në “Euro2020”, është sërish Itali-Angli. Pas mungesës së Botëror, përfaqësuesja e Roberto Mancinit është gati të zbres në fushë, në sfidën e parë të vlefshme për kualifikueset e “Euro2024”. Itali-Angli është kthyer së fundmi në një klasike të futbollit evropian, si Itali-Gjermani.

“Azzurrët” përballen të premten me Anglinë ndërsa të dielën luajnë kundër Maltës. Për here të parë në vitet e fundit, ekipi përfaqësues mblidhet në Coverciano pa Luca Vialli-n:

“Kam folur me djemtë, për ne është e rëndësishme ta kujtojmë. Nuk do të jetë e lehtë për ne, por do të përpiqemi të bëjmë mirë edhe për të”, u shpreh Mancini në konferencë për shtyp, duke u ndalur më pas te rikthimi i Italisë me 6 ekipe në Evropë, në fazat çerekfinale, por ndryshe nga opinioni sportiv, Mancini nuk feston:

“Jo, nuk mund të them se ky është rilindja e futbollit italian. Nëse në këto ekipe do të kishte 50/60 lojtarë italian, ose edhe gjysmën e tyre, atëherë do të ishte ndryshe, por në këto mënyrë jo, nuk ka një ringjallje të futbollit italian”, u shpreh Mancini në konferencë për shtyp.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb