5 pikë në 3 ndeshje janë shifra që ngjallin besim, për më tepër pasi janë përballur me përfaqësuese si Anglia dhe Gjermania. Italia e re e Roberto Mancini zbret sot në mbrëmje në një test final, në një sfidë me shumë prestigj teksa sfidojnë “pancerat” në fortesën e tyre. “Azzurrët” kërkojnë të ruajnë vendin e parë në këtë edicion të Ligës së Kombeve ndërsa Gjermania kërkon fitoren e parë në grup.

Roberto Mancini premton sërish ndryshime në formacion: “Mendoj se do të hedh në fushë lojtarë të freskët. Është ndeshja e fundit përpara se të nisim pushimet dhe nuk është aspak e lehtë. Kemi bërë një punë të mirë deri më tani, por kemi ende shumë punë për të bërë. Në momentin kur të jemi dominues në lojë atëherë do të thotë se kemi bëra hapa përpara. Ka shumë gjera të mira në këtë ekip por sërish nuk mjafton.

Gjermania? Luajnë mirë, mendoj se në raport më të kaluarën luajnë akoma më mirë. Kanë aq shumë lojtarë të talentuar, janë si anglezët, rrinë mirë në fushë, bëjnë presing. Teknikisht janë mirë, kanë një mbajtje të mirë të topit. Janë një nga skuadrat më të mira”, u shpreh Roberto Mancini në konferencë për shtyp.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: