Tre vite më parë, Italia ishte në divan duke shijuar Botërorin nga shtëpia ndërsa sot e sheh veten në finalen e madhe të Wembley. Në këto tre vite Roberto Mancini ka bërë një punë fantastike duke i rikthyer Italisë lavdinë e dikurshme dhe emrin e madh që përfaqëson. Tani që ndodhën në finale askush në radhët e “azzurrëve” nuk dëshiron të mjaftohet me kaq, por do të bëjnë gjithçka për ta fituar. Për së pari, Italia shkon në Wembley me vetëdije të plotë se kundra do të kenë një stadium dhe mbi 50 mijë tifozë që do të brohorasin në kor: “it’s coming home”. Futën në fushë të vetëdijshëm se Anglia nuk është Zvicra që e mposhtën me aq lehtësi por nuk është as Spanja që i bëri të dukeshin të vegjël. Italia ka vërtetuar gjatë këtij evropiani se është e aftë të përshtatet në shumë rrethana përballë çdo kundërshtari. Ka aftësitë e duhura taktike dhe psikologjike për të zgjidhur një ndeshje, sa do e komplikuar të bëhet.

Anglia
Anglia

As Anglia nuk është Spanja, aq shumë e fiksuar pas kontrollit të topit, nuk i kanë as lojtarët e duhur për ta bërë diçka të tillë, por nuk janë as Spanja që lë aq shumë hapësira pas. Anglia mund ti bëj keq Italisë në fushë forma, kanë lojtarë fantastik në luftën një kundër një, lojtarë si Sterling të papërmbajtshëm por dhe lojtarë si Kane e Mount që ndihmojnë pafund ekipin edhe në fazën mbrojtëse. Italia është përpara një prove të madhe maturie, nga “azzurrët” kërkohet një ndeshje shumë inteligjente, kërkohet sakrificë e madhe fizike dhe shpirt të madh garë për të fituar një finale të epike dhe për të hapur një tjetër kapitull të suksesshëm në historinë e shkëlqyer të futbollit italian.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb