Italia kalon në çerekfinale të Euro 2020, pasi mposhti 2-1 Austrinë, në një ndeshje me plot vuajtje, e vendosur pas kohës shtesë, teksa koha e rregullt përfundoi në barazim pa gola.

Italia do të përballet me fituesen e Portugali-Belgjikë. Ndeshja e luajtur në Wembley ka qenë e ekuilibruar në kohën e rregullt: axurrët kanë goditur shtyllën me Immobile, më pas Taylor ka anuluar një gol të Arnautovic për pozicion jashtë loje.

Në kohën shtesë kanë shënuar Chiesa (95′), Pessina (105′) dhe Kalajdzic (114′). Italia ka vendosur një rekord të ri personal për fitoret radhazi: 12

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb