Me suksesin e Seviljes në Europa League dhe atë të Barcelonës në Champions League, Spanja konsolidon pozitat në krye të klasifikimit të UEFA-s. Gjithsesi, në renditjen e këtij sezoni ka një risi të madhe Italia. Skuadrat e Gadishullit Apenin kanë zhvilluar një sezon pozitiv, duke u renditur në vendin e dytë me 19 mijë pikë, 1214 më pak se Spanja, ndërsa Gjermania e Anglia ndjekin me respektivisht 15.857 dhe 13.571 pikë. Ky është një tregues i qartë i ecurisë në dy evenimentet ku skuadrat italiane kanë arritur të shkojnë deri në fazat finale, ndryshe nga ato angleze, që dështuan shumë herët.

Juventusi në finalen e Champions League dhe Napoli e Fiorentina në gjysmëfinalen e Europa League siguruan një bonus të rëndësishëm për italianët, që vazhdojnë të mbajnë vendin e katërt në klasifikimin e përgjithshëm me 70.510 pikë, rreth 9 mijë më pak se Gjermania dhe 10 mijë më pak se Anglia e vendit të dytë. Në vendin e katërt të klasifikimit të përgjithshëm renditet Portugalia me 61 mijë, e ndjekur nga Franca 52 mijë, Rusia 2 mijë më pak dhe Ukraina, Holanda e Belgjika që mbyll dhjetëshen e parë.

(d.d/j.s/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb