Ndihen lëkundje të forta tërmeti në orën 03:37 minuta të mëngjesit të sotëm në Italinë Veriore. Tërmeti ishte me magnitudë 4.8 ballë i shkallës Rihter.

Një sërë tërmetesh janë regjistruar në Scarperia dhe San Piero në provincën e Firences në Mugello.

Këtë e raporton Instituti Gjeofizik Kombëtar. Thellësia e tij ishte 9 kilometër. Epiqendra e tërmetit u lokalizua 26 km në veri të Firences dhe 234 km në jug-lindje të Milanos.

Aktualisht nuk raportohen për dëme në njerëz.

 A. Ago BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb