Italia është gati të dhurojë 45 milionë vaksina për vendet më të varfra . Kjo u njoftua nga Kryeministri Mario Draghi duke folur në “Samitin Global Covid-19”, në kuadër të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së. “Ne jemi gati të trefishojmë përpjekjet tona,” tha Draghi. Me rastin e Samitit të mëparshëm Global të Shëndetit në Romë, qeveria jonë ishte e gatshme të jepte 15 milionë doza.

Joe Biden gjithashtu ka nisur thirrjen e tij për mbi 30 udhëheqës botërorë në samitin virtual mbi Covid. “Ne po përballemi me një tragjedi globale që tashmë ka shkaktuar 4.5 milionë vdekje. Kjo është arsyeja pse ne duhet të bëjmë më shumë për të mposhtur këtë pandemi, dhe ne duhet ta bëjmë atë duke u përshpejtuar në frontin e vaksinave.”- tha ai sot.

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb