I ftuar në emisionin “EUROMANIA” në News 24 me moderatoren Daljana Sejdia ishte trajneri i mirënjohur, Mirel Josa i cili analizoi takimin mes Italisë dhe Spanjës ku të kaltërit e Mançinit u kualifikuan për në finalen e madhe të Uemblit:

“Problemi i Italisë ishte mesfusha duke hequr Zhorzhinjon. Italia në mesfushë ka Zhozhnjon, Verrati dhe Barela, këta të fundit e kanë treguar se çfarë cilësish ka. Sigurisht ka dhe lodhje. Mesfusha e Spanjës, përveç Busketsit i cili ishte më i miri si në kohët e arta të Barcelonës.

Frika e Luis Enrikes ishte aktivizimi i Moratës prej Bonuçit dhe Kielinit për vetë faktin nga gjendja psikologjike që kishte sulmuesi. Lojtari që shkon dhe godet penalltinë edhe mund ta humbasë, nëse humbet penalltinë 80% është faji i lojtarit. Unë personalisht në ato pak penallti që kam goditur, i kam goditur në krahun që jam stërvitur.

Italia nuk është se bëri përpjekje për të mos sulmuar dhe nuk parkoi autobusin. Problemi është se Italia ka 4 ditë pushim ndërsa Anglia ose Danimarka 3 ditë. Tek Italia do të ketë efekt ai 24 orësh më shumë pushim, sepse dyshja e mesfushës Barela-Verrati janë të sfilitur, gjithashtu edhe përpara Imobile, Kieza.

Me daljen nga fusha e Eriksenit, Danimarka ka ndërruar sistem loje. Danimarka luan me një sistem loje tjetër me një modul 5-3-2 nëse mbron.”, përfundoi Mirel Josa.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb