I ftuar në emisionin “EUROMANIA” të moderatorë Enxhi Biba në “News 24”, trajneri i njohur Ardian Mema analizoi Italinë  në aspektin taktik gjithashtu u shpreh se ishte kundër një zëvendësimi të Lokatelit me Verratin  në ndeshjen ndaj Austrisë.

“Italia ka trajnerët më të mirë të botës, ka trajnerë shumë të spikatur. Shumë trajner në Itali punojnë mirë nga ana taktike, futbollisti italian asimilohet shumë shpejt dhe ambientohet në fushën e lojës.

Tek Italia është fryma e grupit, janë dy mundësi për trajnerin, mënyra si e gjen pikën e dobët të kundërshtarit, dhe e dyta është si arrin të përgjigjet lojtari ndaj kërkesave të trajnerit. Ne Italinë e kemi parë skeptike në sulm , por tani është më ndryshe. Këtë radhë po tregojnë që po luan futboll shumë të mirë.

Ndryshimet në formacionet? Zakonisht kur arrin fitore si të Italisë, ekipi nuk ndryshohet. Prandaj Lokateli duhet të hidhet përsëri në fushë. Austria është shumë e fortë fizikisht, trajnerit i dhëmb koka kur nuk ka futbollistë të gatshëm apo kur ka balotazhe. Duke qenë se lojtarët mësohen me njëri tjetrin është ë vështirë të zëvendësohen”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb