Falë sprintierit Marcell Jacobs, Italia kalon në finale të 100 metrave për meshkuj në “Tokyo 2020”. Po jo vetëm kaq, ai vendosi rekord evropian në garën e 100-metrave.

Jacobs e përfundoi garën për 9 sekonda e 84 të qindtat, një kohë fantastike kjo, duke thyer rekordit që mbahej nga Francis Obikelu që nga viti 2004. 27-vjeçari është nga Teksasi i Amerikës, por ka lindur në Itali dhe çuditërisht nuk flet anglisht.

Babai i tij, një ish-ushtarak, shprehej kohë më parë se nuk fliste me të birin, pasi marrëdhëniet midis tyre ishin shumë të këqija. Me punë dhe vullnet, duke lënë pas të gjitha vështirësitë, sprinteri italian tani hyri në histori me rekordin e tij.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb