Qeveria italiane ka vendosur të lehtësojë masat kufizuese anti-COVID. Masat e reja, do të hyjnë në fuqi nga 11 tetori.

Me vendimin e ri, do të hapen teatrot me 100 % të kapaciteteve, 60% të sallave sportive, 75% stadiumet dhe 50% diskotekat në ambientet e brendshme dhe në 75% në ato të jashtmet.

Lehtësimet do të zbatohen vetëm në rajonet që nuk bëjnë pjesë të zonat e kuqe, që vlerësohen me numër të lartë infeksionesh.

Ministri i Shëndetësisë deklaroi vendi po hapet falë fushatës së vaksinimit dhe pasaportës së sigurisë.

“Nëse sot po shkojmë drejt normalitetit të plotë, kjo ndodh sepse ne kishim guximin t’u shpjegonim italianëve se pasaporta e vaksinimit do të ishte mjeti kryesor përmes të cilit do të mbroheshin qytetarët duke shmangur infeksionet e reja”, tha ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: