Me 6 pikë të plota në dy ndeshje, Holanda pret e qetë sfidën e fundit në fazën e grupeve, përballjen me debutuesit e Maqedonisë së Veriut. Interesimi i mediave ishte duke tjetër, në konferencë për shtyp harruan këtë sfidë por u ndalën me shumë tek detaje të tjera, Italia në sytë e De Boer, Gjermania apo roli i Depay: “Italia është skuadra që më ka befasuar më shumë ndërsa Gjermania kundër Portugalisë zhvilloi ndeshjen më të bukur në këtë “Euro2020”, theksoi De Boer duke bërë më pas lojëra fjalësh në lidhje me një rotacion të mundshëm në sfidën kundër Maqedonisë së Veriut: “Mendoj se deri në ndeshjen e radhës ka ende shumë kohë, mund të hedh në fushë edhe formacionin më të mirë”, theksoi trajneri i Holandës.

8ab8599bda475df4b8bbff2cde032428245ae7bf 1624213466 95fd285f 1920x1280
8ab8599bda475df4b8bbff2cde032428245ae7bf 1624213466 95fd285f 1920×1280

Me zero pikë në dy ndeshje, Maqedonia e Veriut i ka mbyllur llogaritë me këtë Evropian, i pari i tyre në histori, por pas këtij turneu humbasin edhe shërbimet e Goran Pandev me kapitenin që njoftoi largimin e tij: “Po përjetoj pikun e karrierës, realizova më në fund ëndrrën për të luajtur në një turne të madh me përfaqësuesen. Jam i lumtur të njoftoj largimin tim nga Maqedonia pas këtij kompeticioni, pas një ndeshje kundër Holandës në “Cruyff Arena”, shpresoj ti gëzojë tifozët në këtë sfidë të fundit”, u shpreh Pandev në konferencë për shtyp.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb