Vigjilja e Itali-Spanjë sjell emocione dhe tension pozitiv tek “azzurrët” e Roberto Mancini, ky është një takim me kohën, një sfidë që mund të fus Mancinin dhe të besuarit e tij në histori e futbollit italian: “Sigurisht që edhe unë kam tension kur afrohet ndeshja por duhet të jemi të ftohtë e të bëjmë sa më pak gabime. Por kjo është edhe e bukura e ndeshjeve të tilla”, u shpreh fillimisht Mancini duke u ndal më pas ajo çfarë prej nga një ndeshje e tillë: “Do të jetë e vështirë, kjo pasi Spanja është shumë më ndryshe se Belgjika. Nuk do të jetë një ndeshje si ajo por do të jetë shumë e vështirë. Më shumë mund të jetë një sfidë e ngjashme me Austrinë, por shumë herë më e vështirë. Spanja është një ekip i jashtëzakonshëm prej shumë vitesh por edhe tani pavarësisht se kanë një ekip të ri. Janë shumë teknik dhe të zotë. Immobile? Ai është “këpuca e artë”, ka shënuar më shumë se çdo kush tjetër në vitet e fundit në Kombëtare. Në një evropian ose në një botëror ata që kritikohen më shumë shpesh të zgjidhin ndeshjen. Chiellini? Prej shumë vitesh thuhet se ai me Bonuccin janë dy më të mirët por ata kanë shumë dëshirë për ta vërtetuar sërish. Shpresoj që Chielini të luaj tre ndeshje radhazi, nëse jo janë edhe Acerbi dhe Bastoni që po kalojnë një formë të mirë”, u shpreh Roberto Mancini në konferencë për shtyp.

Mancini
Mancini

Në vigjilje të kësaj sfidë në konferencë për shtyp së bashku me trajnerin Manici u shfaq Leonardo Bonucci. Qendërmbrojtësi i Juves u ngacmua në lidhje me Morta, mikun e tij tek “Zonja e Vjetër”: “Më vjen keq për kritikat që ka marrë. Jam pranë tij. Morata është një sulmues shumë i kompletuar, ka depërtim, mbulim, ka gjithçka, është një nga qendërsulmuesit më të mirë në botë. Fatmirësisht jam shok skuadre me të, në këtë sfidë duhet të kemi shumë kujdes, jo vetëm Morata”, theksoi Bonucci në konfrerencë për shtyp.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb