ROME- Ministri i Brendshëm italian, Matteo Salvini ndaloi edhe një herë aksesin në portet italiane të dy anijeve të një OJQ-je që po lundronte në brigjet libiane, në pritje të barkave me migrantë.

“Ndërkohë që anija “Aquarius” po lundron drejt Spanjës, dy anije të tjera të OJQ-së me flamujt e Holandës (Lifeline dhe Seefuchs) kanë mbërritur në brigjet libiane, në pritje të barkave me migrantë të braktisura nga trafikantët”, deklaroi Salvini në rrjetin social Facebook.

“Ta dinë mirë këta zotërinj që Italia nuk dëshiron të jetë bashkëpunëtore në biznesin e imigracionit klandestin dhe duhet të kërkojnë porte të tjera drejt të cilave të drejtohen. Si ministër dhe si baba e bëj për të mirën e të gjithëve”, shtoi Salvini.

Refuzimi i Italisë, më 10 qershor, për të pritur “Aquarius”, një anije humanitare me më shumë se 600 imigrantë në bord e zhyti Europën në një krizë të re politike për çështjen migratore.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb