ITALI

Prindërit italianë po paralajmërohen të mos dërgojnë fëmijët e tyre në shkollë pa u vaksinuar, ose do të përballen me 500 euro gjobë, ndërsa fëmijët nën moshën 6 vjeçare mund të kthehen edhe në shtëpi.

Pas muajsh debatesh mbi çështjen e vaksinave të detyrueshme në Itali, afati për prindërit që të provojnë imunizimin  e fëmijëve të tyre ka arritur drejt fundit. Prindërit duhet të tregojnë se fëmijët e tyre janë vaksinuar kundër dhenve, poliomelitit, fruthit, shytave dhe rubeolës ose do t’i nënshtrohen gjobës dhe pezullimit.

I ashtuquajturi ligji i Lorenzinit, i cili kërkon vaksinime të detyrueshme, u miratua fillimisht në vitin 2017 pas një shpërthimi të fruthit në të gjithë Evropën, që u përkeqësua edhe vitin e kaluar, por afati përfundimtar u pezullua disa herë për shkak të çështjeve burokratike.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: