17 vite pritje për të parë sërish tre ekipe italiane në fazën çerekfinale të Champions League, Napoli, Inter, Milan. Duket si një përjetësi, si diçka jo reale, por ky është një fakt. Më në fund futbolli “azzurr” rikthehet në elitën e Evropës me tre ekipe, shpresojnë shumë që shorti i së premtes të mos i vendos përballë tyre.

Për herë të fundit që futbolli italian ka qenë me tre ekipe në këtë fazë të Champions League, Italia më pas në 2006 u shpall kampione bote.

Napoli
Napoli

Italia nuk shkon në finalen e Champions prej 6 vitesh, ndërsa për herë të fundit e kanë fituar 13 vite më parë.

Të gjithë në Itali shpresojnë që ky rikthim në nivele të larta të jetë një ogur i mirë për të ardhmen, me shpresën që Serie A të vijojë me këtë trend.

335939417 1260494737891067 5032433458921240298 N
335939417 1260494737891067 5032433458921240298 N

Tetë ekipet më të mira në Champions, plotësohen me dy angleze, Man.City dhe Chelsea, një spanjolle, Real Madrid, një gjermane, Bayern Munich dhe një portugeze, Benfika.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb