Italia është një nga vendet më të prekura nga Covid-19 por kjo nuk i pengon disa klube të bëjnë plane për pjesën e mbetur të sezonit. Me dekret qeveritar, Italia ndalon çdo lloj manifestimi sportiv deri më 3 prill, vendim ky i cili sipas të gjithë gjasave do të zgjatet sërish në kohë, por Inter preferon ti bëj planet sipas njoftimit të parë.

La Gazzetta
La Gazzetta

Sipas “La Gazzetta dello Sport”, klubi ziklatër ka vendosur të thërras në Milano të gjithë ato lojtarë të cilët janë larguar gjatë kësaj periudhe. Menjëherë pasi Danile Rugani rezultoi pozitiv me koronavirus, më 8 mars, të gjithë lojtarët e Interit u futën në karantinë. Disa prej tyre, si Handanovic, Brozovic, Lukaku, Eriksen, Godin, Moses e Young, vendosën të largoheshin nga Milano drejt familjeve të tyre. Inter i bën thirrje tashmë të rikthehen për të qenë gati për çdo vendim që do të merret në ditët në vijim.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: