Komentet e para pas fitores se koalicionit te djathte ne Itali te udhehequur nga partia e Melonit me kujtojne ato qe u bene pas zgjedhjes se Makronit per here te pare ne France me 2017. 

Ne lidhje me Presidentin francez fokusi i medjave boterore u perqendura te historia e lidhjes se tij me te shoqen e sidomos tek mosha “çerek shekullore” me e madhe e Brixhides… 

I njejti preokupim steril vihet re dhe ne rastin italian me Xhorxhia Melonin. Sa reflekse fashiste ka ruajtur ajo ne vetvete dhe ne program qe nga koha kur militonte tek partia pasaradhese e Musolinit, Levizja sociale italiane ? Pse e eruan ende “flaken” fashiste  si simbol i partise se saj “Fratelli d’italia” etj. 

Ne rastin e Frances me 2017 u harruan pyetjet themelore se pse ai vend u be i pari ne Europe qe hodhi ne koshin e plehrave te historise, dy partite tradicionale , ate te se djathtes sociale te krijuar nga De Gol, dhe ate socialiste te Miterrandit me histori nje qind vjeçare, per te sjell ne pushtet nje « çunak » te me pak se te dyzetave? 

Ne rastin e Italise pyetja eshte per cfare ka nevoje realisht ky vend, cfare misheron Meloni, dhe a mund t’ja arrije t’ja dale kjo e fundit aty ku kane deshtuar me dhjetera qeveri italiane te dekadave te fundit. 

Problemet nga te cilat vuan sot Italia jane pak a shume te njejtat ne nje sere vendesh perendimore, e veçanerisht ne ato te jugut te Europes qe fjalori perçmues anglosaxon i emerton si PIGS (Portugali, Itali , Greqi , Spanje) . Nje lloj semundje kronike qe e gjen pothuajse kudo njesoj por ne kete moment edhe me me shume force ne Itali dhe qe lidhet me nje pasiguri ose agresion te trefishte qe ndjejne  popujt europiane: 

Ne fushen ekonomike me renien e vazhdueshme te nivelit te jeteses ne krahasim se ç’qe me pare per shkak te globalizimit, dhe per shkak te euros. Eshte krijuar te disa popuj europiane ndjesia e renies dalangale ne kategori te yte, nderkohe qe fale globalizimit vende me varferi exktreme si Kina kane sot me shume miliardere se te gjitha vendet e BE-se bashke. Italia e vuan me shume se kudo kete « deklasim » ekonomik 

Ne fushen identitare, lekura e bardhe dhe feja kristiane qe perbenin karakteristikat baze te  identetit europian , po zevendesohen nga popullsira me ngjyre , fe dhe kultura te tjera, qe sjellin me shume pasiguri . Fjala Zevendesimi i madh , si tmerri i madh po penetron gjithnje e me shume ne fjalorin dhe imagjinaten kolektive me shtimin e flukseve te emigranteve ku Italia eshte ne vije te pare ; Frika nga LBGT kombinuar me renien historike te lindjeve ne Itali e shton dhe me shume kete trysni « identitare » mbi te ardhmen e popullit italian. 

Ne fushen demokratike dhe te institucioneve , diktati i Brukselit perjetohet gjithnje e me keq nga nje pjese e kategorive popullore ne Europe, ku Italia eshte po ashtu ne vije te pare me rritjen e euroskepticizmit . Deklaratat e fundit te presidentes se Komisionit Europian , Von Der Layen me nje lloj shantazhi prerje ndihmash nese italianet nuk votonin « siç duhet » krijuan menjehere alergji dhe u konsideruan si nderhyrje e huaj ne zgjedhjet italiane 

Cila eshte pergjigjia me e kollajte ndaj ketyre zhvillimeve ? Shkensat politike e perkufizojne me nje fjale : populizimi ! Populisti eshte prototipi i politakinit i cili ne vend qe te merret me problemet reale te vendit te tij, do te trajtoje fenomenet qe bejne me shume buje apo qe do te tregoje me gisht « koka turku ». Kjo ndodhi me Orbanin ne Hungari qe rifilloi me teorite e lobit çifut , me Sirizen ne Greqi qe e shikonte problemin e Greqise tek kapitalizmi i shfrenuar dhe neliberal, kjo pritet te ndodhe dhe me Melonin e cila shpesh i tund opinionit problemin e dyndjeve te emigranteve si shamine e kuqe nje demi te terbuar. Nese Meloni qartesisht nuk eshte fashiste, po aq qartesisht ajo eshte populiste. Videoja qe shperndau ne mase ne fushate duke treguar nje afrikan qe perdhunonte nje refugjate ukranainase kishte si qellim t’u perforconte italianave ndjenjen e pasigurise ne qe shkakton emigracioni i pakontrolluar ndonese ngjarje te peshtira te ketij lloji nuk nodhin me shume ne Itali se gjetiu, as me shume sot se dje, dhe as me shume nga emigrante me ngjyre se nga europiane te bardhe.  

Problemi kryesor i Italise si i gjithe perendimit eshte pasiguria ekonomike qe ndjejne njerezit. Ndjesia se jetonin me mire dje se sot, se kishte me shume pune dje se sot, se ne fund te muajit u tepronin me shume te ardhura dje se sot, se horizonti per te ardhmen e femijve ishte me optimist dje se sot. Ngaqe ekonomia funksionon mire nuk gjen debate te terpruara mbi identitein kombetar as ne Zvicer e as ne SHBA, perkondrazi siç ndodh ne Itali apo France? Cfare kane te perbashket  zviceranet me aq shume gjuhe zyrtare dhe po aq kultura dhe identitete lokale? Kane mireqenien, begatine, papunesine e vogel. 

Italia sot vuan katercipersisht nga e kunderta , nga zbrapsja e mireqenies e cila ne ekstrem mund te shkoje deri ne varferi . Te adhurat per fryme te nje italiani sot jane ato te nje italiani te viteve 80. Para euros , Italia ishte 10%  me lart ekonomikisht se mesatarja e vendeve te zones euro, sot ajo eshte 10% me poshte. Italia ka borxhin me te madh publik ne BE , 150% te prodhimit te brendshem bruto, pas Greqise qe eshte gati rekord boteror me 200%.  Italia ka sot mplakjen me te madhe jo vetem ne BE dhe ne kontinentin e europian , por ne bote, pas Japonise. Aktualisht me 170  te moshuar per 100 te rinj,ky raport do te jete pas 15 vjetesh 265 te moshuar per100 te rinj ! Nje katastrofe kombetare me e frikshme se kovidi… Italia ka sot dhe prej dekadash nje rrjet te dendur mikro-ndermarrjesh familjare por i mungon nje taban firmash te medha te rangut boteror te denja per nje vend anetar te G7. 

Kur Meloni i bie gjoksit para turmave  te hipnotizuara me fjalet se “jam Xhorxhia, nene me femije, kristiane dhe krenare qe jam keshtu”, ne çfare mase ky lloj populizmi sherben per te zgjidhur problemet reale te Italise?  

Ndaj nga Meloni italianet s’duhet te presin mrekullira. Nuk eshte frenimi imigracionit qe do i zgjidhi pune Italise, nje vend ku gjysma e femrave nga 18 deri ne 45 nuk bejne femije ! Pse te bejne ? Si t’i rrisin ? Kush i mban kur ato punojne dhe si t’i ushqejne kur ato s’kane pune ?  Duhen sherbime publike per me shume çerdhe , kopshte qe femrat te mund te pajtojne jete profesionale dhe jete familjare ? Ka komuna qe japin deri ne 15 mije euro qe familje te instalohen dhe te popullojne qeytete qe po shuhen , por duhet nje politike ekonomike kombatare. Por me cfare buxhetesh? Italia varet me shume se kurre nga ndihmat e BE-se qe duhet t’i transferoje 140 miliard euro. Ishte aty shantazhi i Von Der layen , qe nese Italia ashtu si Polonia apo Hungaria shkel ne rruge pa krye larg vlerave europiane, robineti europian per te cilin ka aq shume nevoje italia mund t’i prihet.  

Meloni shume shpejt do t’i harroje deklaratat apo insinuatatat anti –abort et anti LGBT per t’ju kushtuar urgjences ekonomike te Italise. Por  edhe sikur Kryeministrja qe do marre se shpejti kete post te kishte nje program te qarte e kurajoz ekonomik larg klisheve populiste mbi tema boshe, ajo ka nje handikap tjeter serioz : qeveria e saj do te mbahet me patericat e Salvinit dhe te Berluskonit. Mjfton qe njera prej te dyjave te bjere dhe qeveria bie. Dhe ne politiken italiane gjithshka blihet. Apo mjafton qe njera paterice te vere kushte te papranueshme siç mund te ishte nje aleance me Putinin, apo dalja nga euro, qeveria prape bie. 

Duke kthyer faqen Draghi dhe ndjekur rrugen e populizmit, Italianet kane hyre ndoshta ne te njetjin qorrsokak si greket qe ndoqen ne marrezine e saj Sirizan e kuqe e cila si perfundim u detyrua te zbatoje me « detyrim – percaktim » nje program edhe me liberal se vete liberalet qe denonconte kur ishte ne opozite. E njejta dileme e prêt dhe Melonin: ose te zbatoje pragramin e reformave te Draghit te diktuar nga Europa me rrezikun te hyje ne mosmarreveshje me parteneret ne koalicion deri ne rrezim te mundshem te qeverise, ose mos te ndermarre asnje reforme ekonomike kurajoze por do te merret me reformezat identitaro-populiste dhe Italia do te zhytet edhe me shume ne krize deri sa vete populli qe e votoi do ta rrezoje. 

Ekuacion i veshtire por me te cilin Italia e qeverive te paqendrueshme ka kaq shume pervoje ne gjithe keto dekadada.. E vetmja shenje e mbare ne kete oqean pasigurish para koalicionit te ardhshem qeveritar, eshte se Xhorxhia Meloni do te ruaje ne qeverine e ardhshme minsitrin aktual te financave te Draghit , Daniele Franco. Qe do te thote se dhe ne kohe dehjesh elektorale dhe populiste busulla e saj brendshme e mban me kembe ne toke dhe i tregon gjithmone veriun…

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb