*Sërish tërmete gjatë natës
Sot Italia në Zi Kombëtare për 290 viktimat që u shkaktuan nga tërmeti që goditi të mërkurën pjesën qendrore të vendit. Katastrofa natyrore la pas 400 të plagosur dhe shkatërrim total.

Flamujt u ulën në gjysmë shtizë në të gjithë vendin për të nderuar viktimat në Arquata del Tronto dhe Peskara del Tronto, një prej zonave më të prekura në Apenine. Dhimbje dhe lotë, kjo ishte ajo që la pas tërmeti i të së mërkurës.

Ceremonia funebre u zhvillua gjatë paradites në një gjimnaz në Askoli Piceno. Dje gjimnazi u transformua në formën e një kishëze për organizimin e ceremonisë funebre, ku të afërmit u mbledhën për lamtumirën e fundit përpara arkivoleve të viktimave të tërmetit. Në mesin e tyre shquhej ai i Xhulias 9 vjeçare, trupi i së cilës mbrojti atë të së motrës Giorgia 5 vjeçe, një prej personave të fundit të mbijetuar nën rrënoja në Peskara del Tronto.

Një pjesë e familjarëve kanë zgjedhur të mos marrin pjesë në ceremonitë funebre zyrtare duke përcjedhë më herët të afërmit e tyre në banesën e fundit. Vetë presidenti i Italisë, Sergio Mattarella dhe kryeministri Mateo Renzi marrin pjesë në ceremoninë e lamtumirës. Por më parë presidenti vizitoi Amatricen një ndër qytezat më të goditura.

“Faleminderit për ata që po bëni” u ka thënë forcave zjarrfikëse presidenti italian ndërsa qeveria ka premtuar se qytezat do rindërtohen të gjitha. Një ndër masat që janë marrë është dhe se në këto qendra nuk do të paguhen as taksat e ujit apo të energjisë.
Nga ana e tij, Renzi takoi disa prej familjarëve. “Më thoni, cfarë mund të bëj diçka për ju. Nuk mund të vendosim gjithçka ne nga Roma”.
E ndërkaq, gjatë natës duke mbërritur e shtuna, sërish lëkundje tërmeti.
113624565-c6ae1787-1798-4a49-b71b-0853df684b19

Bilanci rritet, shkon sot paradite në 290 numri i viktimave. Dje numri zyrtar i viktimave ishte 281, por me gjetjen e trupave të tjerë sot nën rrënojat e Hotel Roma në Amatrice, bilanci i viktimave shkon në 290 të vdekur.

Dëmet materiale janë ende të pallogaritshme, pasi në pjesën më të madhe e zonave të goditura, shumica e godinave nuk ekzistojnë më.
Shkaterrimi, pamje me dron

Ndërkohë qeveria italiane vendosi të akordojë 50 milione euro si fond emergjence, për përballimin e dëmeve të shumta.
“Rindërtimi i zonave të shkatërruara është prioriteti ynë” u shpreh kryeministri italian.

Shërbimet e emergjencës janë të gjitha ne gadishmëri, të plagosurit janë përcjellë në spitale, ndërsa për të pastrehët janë ngritur cadra.

Tërmeti 6.2 ballë i së mërkurës në mëngjes, i cili zgjati plot 20 sekonda, u ndje thuajse në gjithë Italinë nga Bolonja, në veri të Napolit në jug, dhe dhjetëra lëkundje të tjera pasuan goditjen e madhe.

Sërish lëkundje gjatë natës
Njëzetepesë lëkundje tërmeti janë regjistruar nga Instituti Kombëtar i Gjeofizikës e Vullkanologjisë gjatë mesnatës, si dhe në orët e para të mëngjesit në Italinë Qendrore. Ora 3 shënoi lëkundje me magnitudë 2.0 dhe më e forta ishte di 3.2 e regjistruar në provincën e Ascoli Piceno në orën 1:13 minuta. Epiqendra sërish Ascoli dhe provinca di Rieti e Perugia.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: