Pas barazimit në shtëpi kundër Polonisë në Ligën e Kombeve në Ligën A, Italia ka marrë një tjetër rezultat negativ. Portugalia ka dalë fituese përballë Italisë në Lisbonë me rezultat të ngushtë 1-0. Golin e vetëm të kësaj sfide e shënoi Andre Silvas në minutën e 48’të te ndeshjes.

Pjesa e parë përfundoi pa gola. Roberto Mancini zgjodhi që të kundërsulmonte por që nuk rezultoi një taktikë e suksesshme. Në pjesën e dytë Portugalia shënon golin e parë pas dy minuta të fillimit të ndeshjes. Andre Silva kaloi në epërsi Portugalinë në minutën e 48’të, goli i tij do të vuloste ndeshjen pasi ishte i vetmi në këtë përballje.

Me këtë fitore Portugalia del në vendin e parë më 3 pikë, derisa Polonia dhe Italia ndajnë dy pozitat më poshtë të Grupit 3 të Ligës së Kombeve.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb