NGA: ERJON SKENDAJ* TIRANË- 40 të rinj nga 8 vende të rajonit përfshirë Shqipërinë do të kenë mundësi të konkurojnë për të tu bërë pjesë e projektit Adriatik Start Up School, edicioni i parë.

Projekti synon mbështetjen e ideve novative në zhvillimin e trashëgimisë kulturore të rajonit Adriatiko-Jonian, për ti kthyer këto zona në epiqendra të sipërmarrjeve fitimpruese.

Projekti i financuar nga bankat italiane që operojnë në vendet e rajonit është përshëndetur edhe nga ambasadori italian në Tiranë Massimo Gaiani. Sipas platformës 40 studentë, 15 italianë dhe 25 shtetas nga 7 vende të rajonit të Ballkanit do të përzgjidhen bazuar në projekt-idenë më të mirë të paraqitur përmes portalit www.ecapital.it brenda datës 20 korrik 2015.

Kursantët fitues do të përfitojnë një bursë studimi me vlerë 7 mijë euro për të ndjekur kursin 3 mujor që do të zhvillohet në rajonin e Ankonas në itali në periudhën shtator-dhjetor 2015. Organizatorët e projektit premtojnë se në përfundim të kursit projektet më të mira do të mbështeten financiarisht për t’u shndruar në biznese të vërteta.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: