Në listën e lojtarëve të grumbulluar së kombëtares Italiane pati mjaft emra surprizë që trajneri i kombëtares Gianpiero Ventura kishte përzgjedhur. Krahas tyre, tani ai duhet të bëj edhe pa dy lojtar kryesor si Andrea Barzagli dhe Klaudio Markizio. Të dy të thirrur në kombëtare për ndeshjet e radhës.

Andrea Barzagli u dëmtua rëndë në shpatull në ndeshjen e fundjavës që Juventusi luajti kundër Xhenoas. Mesfushori “bardhezi” Markizio, ka lënë qendrën e grumbullimit në Coverciano si masë paraprake për të shmangur ndonjë dëmtim më të rëndë në gju e për rrjedhojë nuk do të jetë as për miqësoren me Gjermaninë që do të zhvilllohet në “San Siro”.

Menjëherë janë bërë të ditur dy lojtarët e rinj që do të zëvendësojnë Barzaglin dhe Markizion në kombëtaren Italiane. Izzon e Genoas dhe Gagliardinin e Atalantës. Kjo situatë prek edhe ekipin tonë kombëtar pasi Italia është në të njëjtin grup me ne. Gjithsesi këto mungesë nuk mund të ndikojnë në objektivin që kanë “axurrët” për eliminatoren e radhës, pasi përballë do të ketë një skuadër modeste si Lihtensteini.
(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: