ITALI- Dy muaj pas zgjedhjeve parlamentare italiane, vendi vazhdon të mos ketë një koalicion qeverisës për shkak të dallimeve që forcat kryesore politike kanë me njëra-tjetrën.

Zgjedhjet e marsit nuk mundën të nxirrnin një fitues të qartë dhe as një strukturë të mundshme për një koalicion, me partinë e vetme më të madhe “Lëvizja Pesë Yjet”, që nuk ka pranonte të hynte në qeveri me asnjë parti tjetër.

Presidenti Sergio Mattarella ka përjashtuar mundësinë e zgjedhjeve të parakohshme në muajin qershor duke kërkuar që të zhbllokohet ngërçi i shkaktuar pas zgjedhjeve.

Tre janë partitë kryesore mund t’i bashkohen në qeverisje “Lëvizjes Pesë Yjet” dhe liderit të saj 31-vjeçar, Luigi Di Maio, por kjo nuk do të ishte e lehtë për secilën prej tyre.

“Lëvizja Pesë yjet” nuk është e pozicionuar në asnjërën anë të spektrit politik, çka i bën lidhjet ideologjike me të majtën dhe të djathtën tradicionale të Italisë shumë më të vështira.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb