Shkollat ​dhe lokalet, baret dhe restorantet, ​në Siçilinë Lindore janë mbyllur si masë paraprake për shkak të shirave të dendur që priten të bien në ishullin italian.

Kryebashkiaku i Katanias, rrëzë vullkanit Etna, urdhëroi mbylljen e shkollave, ndërsa Mbrojtja Civile Italiane lëshoi ​​alarmin e dytë të motit për zonën.

Moti i keq e ka vënë Siçilinë në tension, me stuhi që pritet të godasin pjesët perëndimore të ishullit, veçanërisht rreth Palermos, Agrixhentos dhe Trapanit, këtë javë.

Mediat italiane kanë publikuar video nga zjarrfikësit të cilat  tregojnë shërbimet e urgjencës duke përdorur pajisje të rënda për të pastruar rrugët nga balta.

Dy javë më parë një ciklon mesdhetar goditi Siçilinë Lindore. Ku sipas raportimeve të medias, tre persona kanë humbur jetën dhe janë shkaktuar dëme të mëdha materiale.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb