Italia është përfshirë që prej mëngjesit të sotëm nga një situatë emergjence pas valëve të stuhive, shirave të rrëmbyer dhe përmbytjeve që kanë goditur vendin, bënë të ditur autoritetet.

Erëra të forta dhe stuhitë do të vazhdojnë dhe do të përfshijnë të gjithë Italinë dhe më e keqja pritet rreth pasdites.

Duke nisur nga ora 15 ekspertët e Mbrojtjes Civile parashikojnë një përkeqësim të kushteve meteorologjike me situatë të përkeqësuar në të gjithë veriun e Italisë, në mënyrë të veçantë në Alpe.

Shira të furishëm edhe në të gjithë Qendrën-jugore, ku situate më shqetësuese mbetet nga erërat dhe stuhitë që pritet të shtohen në orët në vazhdim.

Rajonet me alarmin maksimal janë Lombardia, Veneto, Friuli-Venecia Giulia, Liguria, Trentino-Alto Adige dhe Abruzzo, me shpejtësi të erës që arrijnë deri në 100 kilometra në orë.

Shkollat në shumë qytete, përfshirë Romën, janë të mbyllura për shkak të motit ekstrem.

Autostrada dhe hekurudha në kalimin e Brennerit janë rihapur pasi u mbyllën për një rrëshqitje të tokës në zonën e kufirit italo-austriak.

Kalimi në mes të Italisë dhe Zvicrës në Sempione, gjithashtu është ende i mbyllur.

Një biznesmen dhe tre punëtorë humbën jetën pas një rrëshqitjeje të tokës, ndërkohë që po punonin për të ndrequr një kanalizim në zonën e Crotones.
(da.xha/BalkanWeb)

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb