Mario Balotelli nuk figuron në grupin që do të grumbullohet të shtunën nga seleksioneri italian, Giampiero Ventura, për ndeshjet e 12 nëntorit përballe Liechtenshtejnit dhe më 15 nëntor ndaj Gjermanisë, sipas mediave sportive italiane.

Sipas “Gazzetta dello Sport” dhe “Corriere dello Sport”, dy gazetat më të mëdha sportive italiane, Ventura nuk ka parashikuar që të përfshijë në listë Balotellin, pavarësisht nisjes së mirë të sezonit dhe golat e shënuar me Nice.

Italia do të luajë me Liechtenshtejnin më 12 nëntor në Vaduz për eliminatoret e Botërorit -2018 e më pas me Gjermaninë në një miqësore më 15 nëntor në Milano.

Në muajin shtator, Balotelli u përfshi në një paraseleksion për ndeshjet ndaj Spanjës dhe Maqedonisë në kuadrin e eliminatoreve të Boterorit 2018, por më pas nuk u thirr më.

I aktivizuar me seleksionin që nga 2010, Balotelli nuk është përfshirë më që nga muaji nentor 2014 dhe seleksioni i 33-të dhe i fundit (13 gola) ka qenë më 24 qershor 2014, në ndeshjen e 3-të e të fundit të fazës së grupeve në Botërorin brazilian./ata/

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: