“Auxurrët” ndeshjen e rradhës në grupin në Grupin G kundër Litenshtejnit në Vaduz e kanë fituar lehtësisht duke shënuar 4 gola. Italia e Giampiero Venturës tashmë ka një fytyrë tjetër por gjithsesi është një skuadër që fiton atëherë kur duhet. Trajneri i ri duket se i ka ndryshuar fytërën skuadrës me lojtarët e rinj që ka afruar. Ai më parë kishtë thumbuar Konten për moshën e lartë të ekipit që kishte marë ne Europianin e Francës. Të paktën deri më tani duket se po i ecën.

Më ketë fitore Italia pret e qetë takimin klasik të Europës, atë që do të luaj të martën kundër Gjermanisë. Edhe pse është një miqësore kjo sfidë ka ditur që të dhurojë gjithmonë emocione të forta. Ashtu si Italianët edhe Gjermanët vijnë pas një takimi ku kanë fundosur modestët e San Marinos me 8 gola.

Gjithsesi ky takim nuk ka nevojë për shumë reklamë pasi së bashku bëjnë 8 kupa bote.
(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: