MILANO

Italia raportoi 24 vdekje nga COVID-19 të dielën, teksa një ditë më parë kishte 49 të tilla.

Agjencia e Mbrojtjes Civile tha se këtë të diel kanë rezultuar pozitiv ndaj koronavirusit 224 individë, nga 262 që ishin të shtunën.

Numri total i të vdekurve nga koronavirusi në vend ka shkuar deri tashmë 34 634 njerëz. Italia është në vendin e katërt në botë për nga numri i viktimave, pas Amerikës, Brazilit dhe Britanisë, raporton Reuters.

Numri i çështjeve të konfirmuara arrin në 238.499, numri i tetë më i lartë në nivel global. Numri total i personave që aktualisht mbartin sëmundjen e virusit është 20 972 nga 21 212 një ditë më parë. Njerëzit në kujdes intensiv arritën në 148 të dielën, nga 152 të shtunën.

Agjencia e Mbrojtjes Civile ka thënë se në mbarë Italinë  janë testuar 3.042 milionë persona, nga 60 milionë banorë që ka Italia.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb