ITALI

Në Itali vijon të ketë ulje të rasteve të reja me COVID-19. Në 24 orët e fundit në shtetin fqinj janë regjistruar 114 raste të reja me koronavirus, nga të cilat 30 në Lombardi.

Ditën e djeshme ishin 169 raste të reja dhe sic e shohim situaja sa vjen dhe përmirësohet. Gjithsej që prej nisjes së pandemisë së COVID-19 në Itali janë regjistuar 243.344 persona të infektuar.

Ndërsa viktima në 24 orët e fundit janë 17, 4 më shumë se një ditë më parë ku ishin 13. Numri total i të vdekurve nga koronavirusi ka shkuar 34.984. Lajm i mirë është që në 24 orët e fundit janë shëruar 335 persona.

Të shëruarit janë 195.441 persona ndërsa rastet aktive në vend janë 12.919 të infektuar. Ndërsa pacientët e shtuar me simptoma janë 777, nga të cilët 60 janë në terapi intensive.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: