ITALI

Italia vijon të shënojë shifra të larta ditore edhe pse më pak krahasuar me një ditë më parë. Në 24 orët e fundit në shtetin fqinj janë regjistruar 22.253, ndërsa dje ishin 29.907 të infektuar me koronavirus.

Numri i tamponëve të bërë në 24 orët e fundit është 135.731. Ndërsa numri i të vdekurve është rritur, 233 viktima, 83 më shumë se një ditë më parë ku ishin 208.

Pacientët në terapi intensive janë 2.022 persona, 83 më shumë se të dielën. Ndërsa të shtruarit në spitale janë 19.840 persona.

Lombardia është dukshëm rajoni më i nxehtë, me 5.278 raste të reja, Campania me 2.861, Toscana 2.009, Piemonte 2.003, Lazio 1.859, Emilia Romagna 1.652, Veneto 1.544 persona sipas të dhënave të ministrisë së Shëndetësisë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: