ITALI

Italia vijon të ketë shifra të larta ditore të të infektuarve dhe të vdekurve me Covid-19.

Në shtetin fqinj në 24 orët e fundit janë regjistruar 13.633 raste të reja më koronavirus në 267.567 tamponë të kryer. Por numri i të infektuarve të rinj është më i ulët se një ditë më parë ku ishin 14.078 raste.

Ndërsa jetët e humbura në 24 orët e fundit janë 472 persona, ndërkohë që një ditë më parë ishin 521 të vdekur. Gjithsej që prej nisjes së pandemisë në Itali kanë humbur jetë 84 674 persona.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: